Politikë

VV-LDK drejt përafrimit final

Pas takimit për koordinimin e marrëveshjes finale të qeverisjes VV- LDK, Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare në Facebook njofton:

“Në vijim të koordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes u takuan grupet punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përbërë nga nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përbërë nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.

Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 tetor. Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javëve të ardhshme. Synimi i takimi është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme.

Takimi i ardhshëm do të mbahet të hënën, me 28 tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *