Kulturë

NË PRIZREN MBAHET PANAIRI “FILIGRANI PËRTEJ ZANATIT”

O JQ “Ec Ma Ndryshe” të shtunën (26 tetor 2019) në orën 11:00 në Kino Lumbardhi në Prizren mban panairin e filigranit.

Në këtë panair do të marrin pjesë filigranistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilët do t’i prezantojnë punimet e tyre.

Gjithashtu do të organizohet tryeza e diskutimit me temë “Filigrani potencial për zhvillim” ku folës do të jenë filigransitët pjesëmarrës dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit .

Lidhja e Prizrenit (dimensionet 30 x 20 cm)

Në njoftimin e kësaj organizate mes tjerash thuhet: ”Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i një audience me të gjerë për promovim, vetëdijesim dhe mundësi për zhvillim lokal nëpërmjet ruajtjes dhe promovimit të zejes së filigranit.

Me këtë rast do të  të shfaqet edhe dokumentari me titull “Filigrani përtej zanatit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *