Në pjesën juglindore rreth zonës historike të Prizrenit, një javë më parë, është parë një ekskavator duke përgatitur terrenin për hapjen e një rruge. Ekskavatori është parë të ketë punuar edhe gjatë ditës sotme, një javë pas raportimit në qendrën e thirrjeve “Alo, Komuna”.
Rasti në fjalë është denoncuar nga një qytetar (i njohur
për redaksinë Kapixhiku.com) në qendrën e thirrjeve “Alo, Komuna” më datën 14
nëntor. Sipas qytetarit, i cili na i
ofroi këto të dhëna, nga kjo qendër i është konfirmuar se rasti po atë ditë i është
përcjellë Inspektoratit për procedim të mëtejmë.
Në lidhje me këtë, tentuam sot të marrim një sqarim nga Drejtoria e Inspektorateve, po nuk ishin të qasshëm për
rastin në fjalë.
Një javë pas denoncimit të këtij rasti në qendrën e thirrjes “Alo, Komuna” në Prizren nuk është marrë asnjë iniciativë nga ana e Inspektoratit dhe se puna e ekskavatorit ka vijuar edhe gjatë ditës sotme.