Vetura me të cilën kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po udhëtonte nëpër Tiranë është përfshirë në një aksident trafiku. Siç bëjnë me dije mediat në Shqipëri, vetura në të cilën ndodhej Kurti ka goditur nga mbrapa një veturë të Policisë së Shtetit.
“Sonte vetura me të cilën udhëton kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti pati një aksident të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka thënë Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.