Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimin me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Takimi ka nisur në orën 18:30 minuta, ndërsa nuk është konfirmuar ende që ky takim ka mbaruar.
Rama përmes një postimi në facebook, ka treguar se kanë biseduar shumë tema me Kurtin, madje gjatë një pushimi ata janë takuar edhe me aktorin e madh Gerard Depardieu.
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi” -shkruan Rama.