Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, shesheve, hapësirave të gjelbëruara, kompania “Ekoregjioni” në Prizren, gjatë ditës së sotme ka vijuar me pastrimin e lokacioneve të varrezave në fshatrat: Shkozë, Dobrusht dhe Vërmicë.
Sipas punonjësve të kësaj kompanie, pastrimi i tërësishëm në këto lokacione pritet të përfundojë të hënën dhe se punët do të vijojnë edhe në pjesët tjera Komunës.
Po ju sjellim disa pamje pas intervenimeve të punëtorëve të kësaj kompanie në Shkozë, Dobrusht dhe Vërmicë.