Në Egjipt u shënuan suksese të cilat përshkruhen si zbulimi më i madh i këtij shekulli.
Në Luginën e Mbretërve u gjetën 30 arkivole antike prej druri që u përkisnin familjarëve të priftërinjve kryesorë.
Arkivole shumë të rralla është zbuluar se i përkasin shekullit të 10-të afërsisht 3 mijë vjet para erës sonë. Arkivolet e epokës së lashtë egjiptiane, të vendosura afër qytetit të Asasif, përshkruhen si zbulimi më i madh i këtij lloji në shekullin tonë. 30 arkivole ishin të varrosur në dy rreshta rreth 1 metër nën tokë.
Mostafa Al-Waziri, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve Egjiptiane tha se ky është zbulimi i parë më i rëndësishëm që është bërë në qytetin Asasif për Egjiptin e Lashtë, punimet e gjetura në shekullin XIX i përkisnin Familjes Mbretërore, por arkivolet e zbuluara rishtas i përkisnin familjeve të priftërinjëve kryesorë.
Gjarpërinjtë, zogjtë, zambakët e ujit dhe hieroglifët e vizatuar me ngjyra të zeza, jeshile, të kuqe dhe të verdha në arkivole nuk ishin dëmtuar pavarësisht mijëra viteve të kaluara.
Saleh Abdel-Gelil, i cili është përgjegjës për restaurim në Këshillit të Lartë të Antikiteteve, tha se ata bën një ndërhyrje të lehtë në arkivole dhe se këto veprat ishin ruajtur jashëzakonisht shumë mirë.
Fotografitë e arkivoleve të gjetura në varrezat e Theban u shpërndanë në botë në një konferencë për shtyp. Në Egjipt, antikët kanë një rëndësi të madhe për sa i përket turizmit të vendit.
Në vitin 2013, pas grushtshtetit të forcave të armatosura egjiptiane nën komandën e Gjeneralit të Shtabit të Përgjithshëm Abdülfettah al Sisi në Egjipt, për shkak të pasigurisë politike antikitetet nuk janë ruajtur mirë. Arkeologë të shumtë tregojnë se për shkak të menaxhimit të dobët dhe neglizhencës në muzetë dhe vendet antike në Egjipt, gjërave të vlefshme nuk u kushtohet vëmendja e nevojshme
Piramidat e Egjiptit, të vendosura në Giza afër Kajros, kryeqytet i Egjiptit, mbeten një mister edhe sot. Vlerësohet se ka midis 118 dhe 139 piramida në rajon, shumë prej të cilave njihen si sarkofagë për faraonët e kohës.