Aktualitet

QKMF-ja në Prizren njofton se ende nuk është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal

Me rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për vaksinim kundër gripit, janë shtuar edhe kërkesat e qytetarëve. Por QKMF-ja e Prizrenit, njofton se ka mungesë të vaksinave kundër gripit sezonal dhe kjo mungesë siç duket është duke u paraqitur edhe në komunat tjera të Kosovës.

E për këtë Drejtoria e Shëndetësisë, gjegjësisht  Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ka bërë në njoftim në të cilin thuhet:
“Për hirë të informimit të opinionit publik dhe për shkak të pyetjeve të shumta lidhur me vaksinat për grip, Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare njoftojnë se furnizimi me vaksina në Komunën e Prizrenit nuk është bërë ende.
Sipas planifikimeve dhe rregullave, Komuna do të duhet të furnizohej me vaksinat më së largu deri më 01.10.2019, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht nga IKSHP-ja (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).
Në momentin e furnizimit të Drejtorisë së Shëndetësisë me vaksina, do të jipet njoftimi i menjëhershëm për ta informuar opinionin publik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *