Aktualitet

“ASTRIT, SHËMBËLLTYRA JOTE PËR DREJTËSI GJITHMONË DO TË JETË E GJALLË DHE NGADHËNJIMTARE”

Në aktivitetin përkujtues për Astrit Deharin, babai i tij, Avniu, shkroi në muralin e realizuar për nder të Astritit këtë fjali emocionuese, në emrin e tij, të bashkëshortes , Xhemiles dhe të gruas së Astritit, Artës.

“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare.”
Para të pranishmëve që u mblodhën sonte në Prishtinë për të ndezur qirinj pranë muralit në kujtim të Astritit. Avni Dehari tha se me ardhjen e raportit të ekspertizës nga Lozana, konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund.

“Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminelë kanë bërë përpjekje të na mbushin neve si familje dhe qytetarëve të Kosovës se Astriti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund, tash janë të shtrënguar ta pranojnë edhe ata që deri tani e kanë pasur gojën plot për vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.
Avniu ka thënë se beteja e radhës është ajo e vënies para drejtësisë së autorëve të vrasjes së djalit të tij.

Me 5 nënto, në ditën e vrasjes së Astrit Deharit, pritet të organizohet një marsh protestues me moton “Në popull për drejtësi”. Marshi do të organizohet në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë me fillim në orën 12:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *