Aktualitet

HASKUKA I REAGON “KOHËS DITORE” PËR TITULL, KJO E FUNDIT KOMENTON ARTIKULLIN

P as publikimit të artikullit të Kohës Ditore me titull “Komuna e Prizrenit s’arrin t’i arkëtojë 20 milionë euro borxhe” kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar në faqen e tij në Facebook ndaj titullit të këtij shkrimi, duke konstatuar se ndonjëherë gjysmë e vërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra.

Mytaher Haskuka në reagimin e tij bën të ditur se titulli i artikullit në “Koha Ditore” nuk e potencon faktin se ky borxh është prej 20 vitesh qeverisje.
Reagimi i plotë:

“E vërtetë është që kur e kemi marrë qeverisjen komunale, pos borxheve dhë lëndëve që komuna i ka pasur në gjykata, ne kemi gjetur edhe një kaos total në llogaritë e arkëtueshme, pra borxhet që bizneset dhe qytetarët i kanë ndaj Komunës së Prizrenit. Për ta tejkaluar këtë problem, ne kemi krijuar një komision, i cili i ka analizuar llogaritë e arkëtueshme të Komunës, i ka konstatuar shumat dhe të gjitha borxhet që palët e treta i kanë karshi Komunës dhe ka dhënë rekomandime se si të inkasohen këto borxhe.Raportin e komisionit për llogari të arkëtueshme, ne e kemi vendosur në rend të ditës së seancës së radhës së Kuvendit Komunal dhe në momentin që të aprovohet në Kuvend, ne të veprojmë sipas rekomandimeve të këtij Komisioni.”
Haskuka në reagimin e tij ka theksuar se nismën e kësaj qeverisje për t’i inkasuar borxhet, mundohen ta paraqesin si dështim.

“Për 20 vite nuk është bërë asgjë për këtë problematikë e borxhi i 20 viteve ka kaluar shifrën 18 milionë euro, por tani që ne po veprojmë për t’i inkasuar borxhet, na dalin këta dhe mundohen ta paraqesin si dështim.
Për të ardhur keq për nivelin e gazetarisë!”- përfundon reagimi.

Ndaj këtij reagimi të Haskukës “Koha Ditore” është arsyetur se as në titull e as në artikull askund nuk thuhet se Qeveria Haskuka s’ka arritur t’i arkëtojë 20 milionë euro borxhe, por përmendet Komuna e Prizrenit dhe ka vijuar ta komentojë artikullin e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *