Aktualitet

Prizreni i gatshëm për t’i pritur personat e goditur nga tërmeti

Pas njoftimit se Parku Inovativ Trajnues në Prizren do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, bën të ditur se tashmë janë formuar ekipet mobile për të ofruar shërbime mjekësore.

Njoftimi i plotë i drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë:

“Drejtoria e Shendetesise, ne ish kampin e Kforit Gjerman i cili do jete ne dispozicion per shtetasit nga Shqiperia, tashme ka formuar ekipet mobile mjekesore per te ofruara sherbime mjekesore 24 ore ne rast nevoje.Njekohesisht, per shtetasit e Shqiperise te cilet banojne ne ndertesa tjera jashte kampit, permes ekipeve te kujdesit Paliativ, sherbimet mjekesore do i marin ne ndertesat ku banojne.

Sherbimet te cilat do ofrohen:
1. Vizita shendetesore 
2. Ekg
3. Laborator mobil 
4. Barna nga lista esenciale
5. Vizita konsultative specialistike duke perfeshire edhe Pskiater,Internist dhe Pediatet
6. Bartja e pacienteve nga vendodhja per ne Spitalin Rajonal nese ka nevoje
7. Terapia infuzive, etj.

#jemiNje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *