Aktualitet

LËVIZJA VETËVENDOSJE NË PRIZREN ME EKIP MOBIL DHE NUMËR TELEFONI PËR MBLEDHJEN E NDIHMAVE

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka ngritur një ekip mobil për mbledhjen e ndihmave për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët nuk kanë mundësi t’i dorëzojnë personalisht ndihmat në zyrat e Qendrës së LV në Prizren. Kjo qendër ka vënë në dispozicion edhe numrin telefonik 045/816-783.

Edon Muçaj, drejtues i Sekretariatit për Financa në Lëvizjen Vetëvendosje, Qendra në Prizren, ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët duan të ndihmojnë me veshje, apo edhe me gjëra të tjera për familjet e goditura nga tërmeti i sotëm dhe nuk mund të shkojnë personalisht në zyrat e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, për t’i dorëzuar ndihmat, këtë mund ta bëjë ekipi lëvizës i ngritur enkas për këtë çështje. “Krejt çfarë duhet të bëjnë qytetarët është të telefonojnë në numrin kontaktues të ekipit tonë mobil  045/816-783 dhe për pak kohë ekipi do të jetë te ata. – bën të ditur Muçaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *