
Thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri i janë përgjigjur qindra qytetarë dhe kompani të ndryshme nga komuna e Prizrenit.
 Isë Bislimaj, Sekretar i Aktiviteteve në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosjes në Prizren, për Kapixhikun tha se kontingjenti i parë me ndihma niset sonte në orën 17:00 për njërën nga pikat grumbulluese në Durrës.  Bislimaj  me këtë rast  tha se  Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren, falënderon të gjithë qytetarët të cilët në këto momente të  vështira po iu dalin në ndihmë të goditurve nga tërmetet në Shqipëri.

					
							





