Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në Konventën me bizneset e diasporës dhe të huaja, sot ka prezantuar potencialin ekonomik të Prizrenit dhe ofrimin e lehtësirave dhe të mbështetjes nga ana e Komunës për investitorët nga jashtë. Sipas njoftimit të Haskukës, Parku i Biznesit në Lubizhdë dhe Parku i Inovacinit dhe i Trajnimeve në ish zonën e KFOR-it, janë dy mundësi të shkëlqyera për investitorët që kërkojnë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Njoftimi i plotë i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka:
“Sot në Konventën me bizneset e diasporës dhe të huaja, prezentova potencialin ekonomik të Prizrenit, si dhe ofrimin e lehtësirave dhe të mbështetjes nga ana e Komunës për investitorët nga jashtë.
Hapësirat e reja për të investuar, Parku i Biznesit në Lubizhdë dhe Parku i Inovacinit dhe i Trajnimeve në ish zonën e KFOR-it, janë dy mundësi të shkëlqyera për investitorët që kërkojnë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Prizreni si qyteti i dytë më i madh në Kosovë, pozitës së përshtatshme gjeografike dhe traditës shumëvjeçare në tregti, zejtari dhe prodhimtari, ofron mundësi të artë për investitorët.”