Aktualitet

KOMUNA E PRIZRENIT ANULON TË GJITHA AKTIVITETET, PËRQENDROHET NË OFRIMIN E NDIHMËS QYTETEVE TË DËMTUARA NGA TËRMETI

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar  se  komuna e Prizrenit ka anuluar të gjitha aktivitetet inauguruese për ditën e sotme  dhe se është përqendruar në ofrimin e ndihmës për qytetet e dëmtuara në Shqipëri. Në njoftimin e bërë,  i pari i Prizrenit ka ngushëlluar familjarët e viktimave të tërmetit të sotëm.

“Për shkak të tërmetit në Shqipëri, që ka shkaktuar viktima e të lënduar dhe dridhjet e të cilit u ndjenë edhe këtu në Kosovë, Komuna e Prizrenit sot i ka anuluar të gjitha aktivitetet e saja inaguruese dhe në konsultim me Drejtorinë e Emergjencës e të Sigurisë dhe drejtoritë e tjera përkatëse, përqëndrimi është kthyer në ofrimin e ndihmës për qytetet e dëmtuara.

Për këtë jemi në kontakt të vazhdueshëm me komunat e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.

Ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shërim të shpejt për të lënduarit. Bashkëndjejmë dhimbjet e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *