Aktualitet

“PANORAMA” – OFERTA MË E RE TURISTIKE E PRIZRENIT

Sot është përuruar via ferrata “Panorama”. Ky është projekti më i ri turistik i Prizrenit dhe është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, PPSE Swisscontact-it dhe SHB “Sharri”, nëpërmjet projektit “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”.

Shtegu në fjalë është produkti më i ri turistik dhe gjendet 4.5 km larg qendrës së qytetit, përkatësisht në fillim të Grykës së Lumbardhit.

“Ky është vetëm një prej projekteve që po punojmë në vazhdimësi për ta rritur ofertën turistike të qytetit, e sidomos ate të turizmit malor,”- është shprehur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kjo është Via Ferrata e parë në Prizren dhe e katërta në Kosovë, pasi edhe dy të tilla janë në grykën e Lumbardhit në Pejë dhe një tjetër në komunën e Zubin Potokut. 

Termi “Via ferrata” (italisht për shtegun i hekurt) përdoret në shumë vende kur bëhet fjalë për një shteg të mbrojtur e të sigurt ngjitjeje. Ky term ka filluar të përdoret sipas një shtegu të tillë që ishte gjetur më parë në vargmalet e Alpeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *