Të martën, në pjesë të ndryshme të qytetit të Prizrenit, inspektorët e Drejtorisë së Inspektorateve kanë filluar largimin e billbordeve (tabelave reklamuese).
Pas kontaktit me drejtorin e Inspektorateve rreth këtij aksioni, drejtori Thaqi tha: “Drejtoria e Inspektorateve me sektorin e Rendit Komunal nga e marta kanë filluar largimin e të gjitha tabelave reklamuese të cilat kanë qenë të vendosura ilegalisht muajve të fundit.”
Sipas Thaqit, gjatë ditëve vijuese do të largohen të gjitha billbordet e vendosura pa leje të organeve komunale.