Aktualitet

HASUKA: KUVENDARI I PDK-SË NË PRIZREN SULMON FIZIKISHT ZYRTARIN E ZYRËS SË PROKURIMIT

Nezir Rexhepi, zyrtar në Zyrën e Prokurimit në Prizren, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi. Njoftimin e ka bërë kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në faqen e tij në Facebook.
Postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Prizrenit:

“Sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi.Ky sulm është tentim për të ndikuar drejtpërsëdrejti në punën dhe procedurat e Zyrës së Prokurimit, pasi që kompania e cila është në pronësi të familjarëve të Getoar Besimit është në konkurrencë për të përfituar projekte komunale, për të cilat tashmë janë hapur procedurat e prokurimit.
Rasti i sulmit të zyrtarit komunal është paraqitur në Polici dhe shpresoj që organet përgjegjëse do të marrin masa të shpejta ndaj këtij akti të dhunës.”





Pas postimit të kryetarit Haskuka në faqen e tij  të Facebook-ut, ku shkroi se është sulmuar zyrtari i prokurimit, Nezir Rexhepi, nga kuvendari i PDK-së, Getoar Besimi, ky i fundit ka reaguar po nëpërmjet Facebookut.

Shkrimi i plotë:
“Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të cilit ditë më parë është paraqitur një Kallëzim Penal për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare nga familjarët e mijë. Në këtë rast kam pësuar lëndime të lehta trupore dhe rastin e kam paraqitur në Polici, e që shpresojë se drejtësia ta thotë fjalën e vet shpejtë.

Është për keqardhje se si Kryetari i Komunës pa pasur asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta se gjoja unë kam sulmuar zyrtarin e prokurimit për çështje që lidhen me tenderët e kësaj komune. Unë personalisht dhe familja ime, jemi të përkushtuar që keqpërdorimeve me tender në Komunën e Prizrenit t’i japim përgjigje të merituar ligjore. Kundër Kryetarit Haskuka do të inicoj padi civile për shpifje pas konsultimit me avokatin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *