Edhe në Prizren ka filluar nënshkrimi i peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në Kosovë. Qëllimi i këtij peticioni është të ndalë degradimin e ambientit me ndërtimin e hidrocentraleve.
Peticion ka për qëllim që t’i bëjë thirrje qeverisë së ardhshme që t’i ndalë punimet në 20 projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.
“Hidrocentralet e vogla po ndërtohen në hapësirat e parqeve kombëtare dhe në zonat e mbrojtura me ligj, ku është rreptësisht e ndaluar, pa dokumentacion të kompletuar ligjor dhe pa u konsultuar të gjitha palët e interesit e që shkatërrojnë florën dhe faunën, devijojnë lumenjtë, reduktojnë dhe rrezikojnë furnizimin e popullatës me ujë, e shumë të tjera.”- thuhet në arsyetimin e këtij peticioni.
Organizatorë të këtij peticioni janë:
Instituti Demokratik i Kosovës – Prishtinë
EC Ma Ndryshe – Prizren
Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj – Gjilan – Shtërpce
REC Mitrovica – Mitrovicë
ERA Group – Pejë
KADC – Gjakovë
Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit – GJETHI – Kaçanik – Hani i Elezit
Aktiv – Veri të Mitrovicës.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë në të shtatë komunat e mëdha të Kosovës.