Komuna e Prizrenit njofton se janë duke vazhduar punimet në rehabilitimin e rrugës që lidh fshatrat Dedaj dhe Lugishtë të Hasit.
Në njoftim e publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, thuhet se në këtë rrugë, që ka gjatësi rreth 6 km dhe gjerësi 5 m, është bërë mbulimi i gropave, pastrimi i terrenit përskaj rrugës, shtrimi i shtresës së re me asfalt dhe në fund do të bëhet edhe sinjalizimi vertikal dhe horizontal i saj.
Projekti i rrugës Dedaj – Lugishtë e Hasit është realizuar në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe vlera e tij arrin në rreth 250 mijë euro.