Aktualitet

Asamblistja e VV-së në Prizren: Ndalimi i zyrtarëve ligjorë në Prizren është tendencioz dhe hakmarrje e personave të caktuar

Pas ndalimit për 48 orë nga ana e Prokurorisë në Prizren të Arben Krasniqit, Udhëheqës i Sektorit Ligjor në Komunën e Prizrenit dhe Shqipron Krasniqit, Zyrtar Ligjor në Komunën e Prizrenit, nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, asamblistja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mimoza Bushrani,  në llogarinë e saj në Facebook ka dalur me një reagim, në të cilin mes tjerash thuhet se ndalimi këtyre dy zyrtarëve është tendencioz dhe hakmarrje e personave të caktuar.

 Reagimi i plotë i asamblistes së Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Bushrani

Ndalimi i sotëm i Arbenit dhe i Shqipëronit është tendencioz dhe hakmarrje e personave të caktuar.
Arbeni gjashtë muaj më parë ishte kërcënuar nga një ndërtues, të cilit po ia rrënonte një kat të tërë  të një banese për shkak të mos respektimit të lejes ndërtimore dhe të tejkalimit në ndërtim. Po të ishte dorëzuar Beni atëherë ndaj bandave, pra po të mos ia rrëzonte katin, dje nuk do të kishte pasur padi, sot nuk do të kishte ndalje nga prokuroria për 48 orë.

 E di që kolegët dhe miqtë e tij besojnë në Benin, besojnë në guximi i tij intelektual e profesional, e dinë që atë nuk mund ta gjunjëzojë asnjë individ e asnjë bandë sado që mjetet e tyre manipuluese funksionojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *