Pas dorëzimit të padisë së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj vendimit të ZRRE-së për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare fotovoltaike, Gjykata Themelore e ka aprovuar kërkesën për pezullimin e këtij vendimi, deri sa kjo çështje të shqyrtohet nga Gjykata. Lëvizja Vetëvendosje, përveç këtij lajmi, po ashtu ka rikujtuar se vendimi ishte marrë më 27 nëntor 2019, kur në Kosovë ishte shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje!
Anëtari i Kryesisë Sami Kurteshi dhe aktivisti Getoar Mjeku, në
cilësinë e përfaqësuesit ligjor, dorëzuan me 24 dhjetor padi ndaj vendimit të
ZRRE-së për shtimin e kapaciteteve me tarifa nxitëse për sistemet solare
fotovoltaike.
Me 14 janar u njoftuam nga Gjykata Themelore me Aktvendimin ku aprovohet
kërkesa jonë për pezullimin e këtij vendimi deri sa kjo çështje të
shqyrtohet nga Gjykata.
Rikujtojmë se ky vendim u morë më 27 nëntor 2019, teksa në Kosovë ishte
shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Në atë mbledhje Bordi i
Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pasi që e shtoi si pikë të rendit të ditës
aty për aty dhe pa arsyetim valid, mori vendim për një skemë të re mbështetëse
me tarifa nxitëse, duke u garantuar disa prodhuesve të paracaktuar të
energjisë së ripërtërishme blerjen e energjisë me çmim shumë më të lartë se
vlera e tregut. Të njëjtin vendim e patën marrë edhe në 2016 me një çmim edhe
më të lartë se tash, 136.4 euro për MWh që u paguhet për 10 vite dhe mbi 50% të
tyre një grupi financiar, Devollit. Por nuk u mjaftoi kjo, e përsëritën duke e
zgjeruar në 20 MW dhe me tarifën nxitëse 85.5 euro për MWh, për 12 vite, tash
mbi 60% të njëjtit grup financiar.
Vendimi i paditur nga ne nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje të rëndë të
ligjeve në fuqi, cenon shtetin e së drejtës dhe cenon interesin publik në favor
të interesave private të cilat në rastin konkret nuk shërbejnë për asgjë tjetër
në sektorin energjetik e as obligimeve ndërkombetarë të Kosovës, përveçse nga faturat
tona të energjisë do të paguhen Devolli e të tjerë për çmimin e energjisë.
Top of Form
Bottom of Form