Aktualitet

HASJANËT KËRKOJNË NGA KEDS-I QË T’UA BËJË ÇAREN

Banorët e fshatrave të rajonit të Hasit të Komunës së Prizrenit ka vite që  i kanë dërguar KEDS-it  një kërkesë  për ta  zgjidhur në tërësi problemin rrjetit e energjisë elektrike në këtë pjesë të vendit.

Deri më sot  nga kjo kompani (KEDS) nuk janë ndërmarrë veprime  të kënaqshme dhe se gjendja me furnizim të energjisë elektrike dita – ditës është duke u përkeqësuar, e me këtë edhe vështirësitë e banorëve të kësaj ane po shtohen.

Ata vazhdimisht kanë kërkuar ndërrimin e tërësishëm të rrjetit të energjisë elektrike, përfshirë edhe  atë të tensionit të lartë. Ata kërkojnë zgjidhje në çfarëdo forme vetëm e vetëm që të evitohen  problemet me largpërçues.

Me përkeqësimin e motit, banorët e kësaj ane vazhdimisht kanë probleme në  furnizim të energjisë elektrike dhe se shpesh  vihet në rrezik edhe jeta e  banorëve të kësaj ane thuhet mes tjerash në kërkesën e nënshkruar nga kryetarët e fshatrave të rajonit të Hasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *