Aktualitet

Hedh mbeturina inerte në natyrë, Inspektorati inicion procedurë për kundërvajtje

Në bazë të informatave të marra nga qendra e thirrjeve “Alo, Komuna” është konstatuar se një qytetar është hasur duke hedhur mbeturina inerte në hapësirën publike përgjatë rrugës Prizren – Reçan, gjegjësisht te tuneli i parë. Drejtoria e Inspektorateve në Prizren me këtë rast ka kërkuar nga Gjykata Themelore për Kundërvajtje të iniciojë procedurë për kundërvajtje ndaj personit përgjegjës.

Në lidhje me këtë ngjarje ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit:
Rasti ka ndodhur në rrugën Prizren-Reçanë, ndërsa personi në fjalë është gjetur me shpejtësi dhe me këtë rast i është dërguar kërkesë Gjykatës Themelore të Prizrenit për fillimin e procedurave kundërvajtëse.

Raste të tilla nuk do të tolerohen dhe Inspektorati komunal do të jetë i përkushtuar në vazhdimësi që t’i ndëshkojë keqbërësit.

Lusim qytetarët që t’i denoncojnë rastet e tilla në Qendrën e Thirrjeve tek numri pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp tek numri +38345119200, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *