Politikë

LËVIZJA VETËVENDOSJE ME NJË DEPUTET MË SHUMË

Siç bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje, deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi, i është bashkuar sot grupit parlamentar të këtij subjekti politik.

Në njoftimin për medie Lëvizja Vetëvendosje shkruan:
Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti së bashku me anëtarët e Kryesisë, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Xhelal Sveçla, pritën delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK, kryesuar nga Kryetari z. Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, z. Xhevdet Neziraj dhe z. Fazli Stollaj.

Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim duke e bërë VETËVENDOSJE!-n fituese, si subjektin e parë në vend dhe grupin më të madh në legjislaturën e shtatë në Kuvend.

Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e shtatë.

Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *