Përfaqësuesi i N.T.P. “Fatoni- Au”, Xhavit Uka, ditë më parë i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prizren që ta lejojë atë të bëjë pagesën e garancisë në të holla nën shumën e urdhëruar me aktvendim të gjykatës për borxhin që ka ndaj Komunës e i cili arrin shumën në mbi 52,000 euro.
Xhavit Ukaj, siç theksohet në kërkesën e parashtruar nga vetë ai, ka kërkuar nga Gjykata ta caktojë shumën e pagesës së garancisë, duke marrë parasysh interesin, jo vetëm të debitorit, por edhe të kreditorit dhe atë në shumën e garancisë me të holla prej 2000 – 3000 euro, meqenëse këtë shumë është në gjendje ta paguajë.
Në lidhje për rastin në fjalë, Zyra e Përfaqësuesit Ligjor e Komunës së Prizrenit ka theksuar se nuk e përjashtojnë një rast tillë, duke konfirmuar se vetëm këtë vit kjo Zyrë ka inicuar procedura ligjore për inkasimin e borxheve të vjetra për 64 raste dhe se do të vazhdohet me inicime të rasteve të tjera.