Aktualitet

QKMF-ja në Prizren, në përkujtim të Astrit Deharit, nesër kontrolle pa pagesë për sëmundje kardiovaskulare dhe të diabetit

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit dhe në përkujtim të tij, Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, gjatë ditës së nesërme do të ofrojnë shërbime pa pagesë të check-up’it për sëmundje kardiovaskulare dhe të sheqerit (diabetit).

Këto shërbime do të ofrohen në sallën e vogël të QKMF-së duke filluar nga ora 8:00 e deri në ora 12:00, ku do të mund të përfitojnë të gjithë banorët e komunës së Prizrenit, ndërkaq krahas kësaj, do të jetë në dispozicion edhe ekipi mobil që do të jetë në terren për t’i ofruar këto dy shërbime për persona me nevoja të veçanta, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit.

Në kuadër të check-up’it për sëmundjet kardiovaskulare dhe të sheqerit (diabetit), do të ofrohen:
– Vizita specialistike internistike-kardiologjike
– Analizat laboratorike: hemogram, kolesteroli, trigliceridet, HDL, LDL, glikemia, HbA1C, urea, kreatinina dhe
– EKG-ja.

Qytetarët e interesuar, për të përfituar nga këto shërbime gjatë ditës së nesërme, duhet të lajmërohen te infermieri/ja e pranimit, kurse raporti kthyes merret nga pacienti ditën e nesërme te internisti (i kompletuar me përgjigjen e analizave), përfundon njoftimi në faqen zyrtare të Komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *