Në fshatrat Zhur dhe Gërnqare të Prizrenit, policia dje ka bërë një aksion ku ka kontrolluar tri lokacione të ndryshme në dyshimin për organzim të skemave piramidale dhe bixhoz.
Sipas policisë nga ky aksion janë konfiskuar 6 shtëpiza të kompjuterit, një laptop, 4 telefona, para të gatshme dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të lojrave të fatit.
Në aksionin e bërë nga njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të gjykatës janë intervisutar tre persona të dyshuar, por pas intervistim janë liruar në procedurë të rregullt.