Ashtu si edhe kishte paralajmëruar dje, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, edhe sot ka njoftuar se ka filluar mbledhja e ndihmave nga qytetarët e Prizrenit në objektin e Qendrës për Punë Sociale. Ndihmat e grumbulluara sot, nisen nesër drejt Shqipërisë.
Njoftimi i plotë:“Grumbullimi i ndihmave nga qytetarët e Prizrenit për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri ka filluar sot në objektin e Qendrës për Punë Sociale.
Ftojmë të gjithë qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë duke dhuruar
veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjera të nevojshme, t’i dorëzojnë ato në
objektin e Qendrës për Punës Sociale, i cili gjendet në rrugën “William
Walker”, pranë stacionit të zjarrfikësve.Ndihmat
e grumbulluara sot nga qytetarët, do të nisen nesër drejt Shqipërisë për t’i
dhuruar personave që kanë nevojë.”