Në këto momente tepër të vështira për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama bën me dije se do të nënshkruajë një marrëveshje me struktura hoteliere të Durrësit, Kavajës edhe të Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura të pastreha, të strehohen në kushte optimale.
Sipas Ramës, këto familje do t’i kalojnë festat në kushte optimale me fëmijët e tyre.
“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat në kushte optimale me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë dhe të mësojnë në kushte optimale”, shkruan Rama.