Për të përmirësuar njohuritë tona dhe për të mbajtur në mend sa më shumë informacione, nuk mjafton vetëm të mësojmë. Kjo duhet të bëhet në mënyrë efektive dhe të suksesshme. Ekzistojnë teknika të shumta të provuara që e përmirësojnë procesin e kujtesës dhe japin rezultate më të mira. Nëse jeni duke u përgatitur për provim, zbatoni këto këshilla në të mirën tuaj ose ndajini me të tjerët. .
1. Mësimi i vazhdueshëm
Mësimi i sasive të mëdha të materialit në një periudhë të shkurtër kohore nuk jep aq rezultate të mira sa mësimi i rregullt. Edhe pse mësimet në formë stihike ndonjëherë janë të shkëlqyera, mundësia e kësaj forme për të ruajtur informacionin e mësuar në planin afatgjatë është minimale.
Për shkak të kësaj, rekomandohet që për disa javë të studioni nga 20 deri në 30 minuta në ditë. Aftësitë e të studiuarit në këtë formë do të rriten proporcionalisht .
Sigurisht se nuk do të mund mësohet pikturimi ose loja e tenisit brenda një dite.
2. Specifikoni me saktësi ditët dhe orët e mësimit
Edhe pse ky hap mund të duket sfidues, është e rëndësishme të theksohet se kjo është mënyra më e thjeshtë për ta stërvitur trurin tonë. Mësimi rutinë ndihmon trurin të përvetësojë një zakon mësimi. Seancat nuk duhet të zgjasin shumë, është e rëndësishme që ato të jenë të rregullta.
3. Përdorni skedarë
Në vend që të lexoni dhe nënvizoni, shkruani termat kryesore nga materiali në skedarët tuaj. Leximi dhe nënvizimi pasiv e bëjnë të pamundur lidhjen e koncepteve ose për të kuptuar më mirë tekstin. Skedarët janë një ndihmë e shkëlqyeshme për përmirësimin e të mbajturit në mend. Shpesh është e dobishme të tërheqim diçka mbi to, kështu që mësojmë me ndihmën e shoqatave.
4. Vendosni një qëllim
Për secilën periudhë mësimore, duhet të përcaktohet qëllimi i saktë, ose një veçanti e pjesës nga materiali në të cilin jeni duke mësuar. Nëse kemi arritur deri te kjo fazë dhe i kemi mësuar termat e dhënë, mund t’i kontrollojmë duke i shpjeguar ato në mënyrë të thjeshtë. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, qëllimi ende nuk është arritur.
5. Mësoni sikur jeni profesor
Kur mësojmë t’ia shpjegojmë dikujt tjetër të njëjtin material, rezultati i të mësuarit tonë do të jetë më i mirë! Kështu pra, mësoni sikur të ishit profesor.
6. Ushtro! Ushtro! Ushtro!
Gjatë mësimit është e nevojshme ta testoni veten me ndihmën e testeve “false”. Ne mund t’i krijojmë ato vetë, t’i kërkojmë një mësuesi t’i krijojë ato për ne ose t’i gjejë ato në internet. Funksioni i këtij lloji të testimit është të evidentojë gabimet tona (gabime të cilat do të jenë të dukshme për ne). Gjithashtu, testi na jep më shumë besim për provimin e vërtetë, sepse na vendos në situata të ngjashme provimi. Sa më i lartë të jetë vetëbesimi, aq më shumë ndikon në rezultate të mira.
7. Ku të mësoni?
Edhe pse është mirë t’i ndryshojmë vendet e mësimit, hapësira e të mësuarit duhet të jetë e pajisur me materialet e nevojshme. Tavolina duhet të jetë e rregullt, librat e nevojshëm, stilolapsa, skedarë dhe letra të zbrazëta në të, për të mos i shpërqendruar gjërat. Kjo është mënyra se si duhet ta përgatisim trurin për të mësuar.
8) Lësho muzikë klasike
Disa pjesë të muzikës klasike janë treguar pozitivë në të rriturit e përqendrimit. Studentët, të cilëve iu lëshua muzikë klasike gjatë një ligjërate në sfond, e kryen më mirë një provë, se sa ata studentët që e dëgjuan të njëjtën ligjëratë pa muzikë në sfond.
Gjithashtu, hulumtimet e fundit kanë arritur në përfundimin se muzika me sfond ritmik ndikon negativisht, sepse shpërqendron trurin gjatë të mësuarit.
9) Shmangni telefonin tuaj celular
Ky hap është vetë-shpjegues, që të mos shpërqendroheni. Fikeni telefonin ose vendoseni atë në dhomën tjetër.
10. Gjumë të shkurtër gjatë ditës
Për të mësuar në mënyrë sa më efektive, që të keni kujtesë më të mirë, më afatgjate dhe rezultate më të suksesshme, ju duhet të flini. Këshillat që shumica e njerëzve i marrin janë provat e vitit 2013 nga një studim i Universitetit të Massachusetts Amherst. Gjumi i shkurtër gjatë ditës është treguar se përmirëson kujtesën.
Burimi:USC